Shqipëria e harruar në shënimet e Edith Durhamit, përmes penës së Faik Konicës

Shqipëria e harruar në shënimet e Edith Durhamit, përmes penës së Faik Konicës

Nëpër rrugët e vështira të Shqipërisë së fillimshekullit XX, mes qyteteve, fshatrave dhe maleve, Edith Durham kërkoi të shihte nga afër një vend që për Evropën e asaj kohe mbetej ende pak i njohur. Udhëtimi i saj do të kthehej në një dëshmi të rëndësishme për jetën shqiptare, ndërsa vite më vonë Faik Konica do ta sillte atë përvojë në faqet e revistës “Albania”. Në shkrimin e botuar më 1905, Konica ndalet te libri i Durhamit dhe te përshtypjet që ajo mori gjatë udhëtimit nëpër trojet shqiptare. Nga Korça e Leskoviku te Përmeti, Tepelena, Vlora, Berati, Elbasani, Tirana, Kruja e deri në Mirditë, udhëtimi i saj bëhet një pasqyrë e Shqipërisë së kohës. Korça i shfaqet Durhamit si një nga qytetet më të zhvilluara dhe...