Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, një moment historik për zhvillimin e industrisë kreative dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se kjo marrëveshje përfaqëson një hap strategjik për kinemanë shqiptare dhe për të gjithë sektorin kulturor. “Është shumë kënaqësi që jemi sot këtu me Ministren e Kulturës së Francës, znj. Catherine Pégard, me të cilën zhvilluam një bisedë shumë të mirë dhe të ngrohtë mbi kinematografinë, reformën që po ndërmarrim në këtë sektor, si edhe mbi kulturën në përgjithësi, shkëmbimet dhe bashkëpunimet mes vendeve tona. Marrëveshja që firmosëm sot krijon një bazë të rëndësishme për...