Roli i Staraveckës në masakrën e 4 shkurtit ’44 me 81 të vrarë në Tiranë, debat mes historianëve Milo e Xhufi për librin e Naim Zotos
Edhe kur kanë kaluar mbi 8 dekada, protagonistët dhe antagonistët e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë debate mes historianëve dhe studiuesve. Autori Naim Zoto publikoi një monografi për Xhelal Staraveckën, një prej figurave më të diskutuara gjatë luftës, që dezertoi nga Ushtria Nacional Çlirimtare për t’iu bashkuar më pas xhandarmërisë. Pikëpyetja më e madhe rreth figurës së tij lidhet me dyshimet nëse ka qenë pjesëmarrës i masakrës së 4 shkurtit 1944 me 81 viktima civile në Tiranë. Ngjarja ndodhi në kohën kur pushtuesit nazistë ndërmorën Mësymjet armike të Dimrit 1943-‘44, me qëllim të frikësohej populli e të vendosej rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit. “Në të gjitha dokumentet, shqiptare dhe të huaja del fare qartë që Xhelal Staravecka nuk ka...
Burimi:
top-channel.tv