Lebibe Topalli përfaqëson artin nga Kosova në festivalin ndërkombëtar Gulìa Urbana në Itali
Artistja vizuale dhe profesoresha universitare Lebibe Topalli ishte pjesë e edicionit të 6-të të “Gulìa Urbana – International Mural Festival”, i cili u mbajt në Santa Sofia d’Epiro, Kalabri të Italisë, duke sjellë në këtë ngjarje ndërkombëtare përvojën dhe krijimtarinë artistike nga Kosova. E ftuar si pjesë e programit të festivalit, Topalli realizoi një mural të ri në hapësirën publike të Santa Sofia d’Epiro, një prej qendrave historike të komunitetit arbëresh në Itali. Përmes kësaj vepre, artistja vazhdoi hulumtimin e saj krijues mbi figurën e gruas, identitetin, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore, duke ndërthurur artin bashkëkohor mural me historinë dhe veçantinë e komunitetit arbëresh. Pjesëmarrja në Gulìa Urbana përbën një prezantim të rëndësishëm të artit nga Kosova në një skenë ndërkombëtare, si dhe një mundësi për...
Burimi:
kultplus.com