Përvjetori i lindjes së Ali Podrimjes, zërit të madh të poezisë shqiptare

Përvjetori i lindjes së Ali Podrimjes, zërit të madh të poezisë shqiptare

Sot shënohet përvjetori i lindjes së poetit të madh shqiptar, Ali Podrimja, një prej figurave më të shquara të letërsisë shqipe bashkëkohore. Ali Podrimja lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë dhe gjatë krijimtarisë së tij la pas një trashëgimi të pasur poetike, duke u bërë një nga zërat më të veçantë të poezisë shqiptare. Veprat e tij, ndër to edhe “Lum Lumi”, vazhdojnë të mbeten pjesë e rëndësishme e letërsisë dhe kulturës shqiptare. Ali Podrimja u nda nga jeta më 21 korrik 2012, por vepra dhe vargjet e tij vazhdojnë të jetojnë ndër breza./KultPlus.com