“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

“Një gotë për Dorin”, mbrëmje e veçantë kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko në prag të 24-vjetorit të vdekjes

Në ambientet e Muzeut Etnografik në Durrës u zhvillua mbrëmja poetike “Një gotë për Dorin”, një aktivitet i organizuar nga trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko. Mbrëmja solli në vëmendje krijimtarinë e një prej zërave më të veçantë të letërsisë shqipe, përmes interpretimit skenik të poezive nga aktorë të njohur. Aktori Romir Zalla u shpreh se rikthimi te poezia e Teodor Kekos mbetet gjithmonë një përjetim i veçantë. “Për mua është një kënaqësi shumë e madhe të t’i rikthehem, si të thuash emocioneve që t’i jep krijimtaria, në këtë rast poezitë e Teodor Kekos”, tha aktori. Mes emocioneve, bashkëshortja e poetit, Xhuli Keko, e cilësoi këtë aktivitet si mënyrën më të bukur për të përkujtuar Dorin, në prag të...