Aksident tragjik në Greqi/ Makina përplaset “kokë më kokë” me kamionin, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria (FOTO)
nene e bir-pamje nga aksidenti GREQI- Një nënë dhe djali i saj, 43 dhe 21-vjeç, me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes, pranë zonës së Paleokomit, në rajonin e Serres, në aksin rrugor Amfipoli–Drama. Sipas mediave greke, automjeti me të cilin udhëtonin nënë e bir u përplas ballë për ballë me një kamion. Pamjet e regjistruara nga kamera e kamionit tregojnë momentin fatal, kur makina e drejtuar nga 21-vjeçari humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me kamionin. Përplasja rezultoi fatale për nënën dhe djalin, të cilët humbën jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi 57-vjeçar i kamionit u dërgua në spital. Ky i fundit është shprehur për mediat se...
Burimi:
zeri.ai