Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza, një nga mjeshtrit e medhenj te peizazhit

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta piktori i njohur shqiptar Kujtim Buza, një nga mjeshtrit e medhenj te peizazhit

Piktori i njohur shqiptar, Kujtim Buza, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së enjtes duke lënë në trishtim familjen, miqtë, të njohurit dhe gjithë dashamirësit e artit të tij. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur miku dhe kolegu i tij, Pashk Përvathi, i cili në një dedikim prekës e cilëson Buzën si “artistin e madh, profesorin, kolegun dhe, mbi të gjitha, mikun e shtrenjtë”. Përvathi vlerëson kontributin e Buzës në pikturën shqiptare, duke e përshkruar si një mjeshtër të peizazhit, që përmes veprave të tij përcolli dashurinë për natyrën, vendin dhe jetën. Ai kujton gjithashtu figurën njerëzore të artistit, duke theksuar se Buza ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe t’u jepte këshilla artistëve të rinj. Postimi i Përvathit: Lamtumirë, profesor dhe mik...