Restaurohet shtëpia e Vehbi Haxhiut në Qendrën Historike të Prizrenit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar pamje të Shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Qendrën Historike të Prizrenit, duke treguar gjendjen e objektit para dhe pas restaurimit. Sipas njoftimit, restaurimi është realizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me qëllim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit. Fotografitë tregojnë ndryshimin e dukshëm të objektit, i cili pas restaurimit ka rifituar pamjen tradicionale dhe elementet arkitekturore karakteristike të shtëpive të vjetra prizrenase.Institucionet theksojnë se projekte të tilla kontribuojnë në mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe në promovimin e turizmit në Prizren./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com