Recetë e grisur
Shkruan: Sibel Halimi Recetë lumturie.Recetë bukurie.Recetë pasurie.Recetë suksesi.Recetë dashurie.Recetë rinie.Recetë fame.Recetë pushteti.Recetë ndikimi.Recetë qetësie.Recetë vetëbesimi.Recetë pavdekësie. Receta.Receta.Receta Bota është bërënjë libër gatimi,ku çdo faqe premtonnjë jetë më të mirëme pak ujëdhe një lugë iluzion. Mësojmësi t’ia lyejmë fytyrën ditës,si ta lustrojmë suksesin,si ta parfumojmë vetminëderisa të marrë aromëne lumturisë. Gjithçka, thonë,ka një formulë. Edhe shpirtipaska një manual përdorimi. Vetëm një faqeështë grisurreceta e njerëzisë. Ndoshtasepse njerëzianuk ruhet në kavanoza lavdie,nuk fermentohet në fuqi egoje,nuk ambalazhohet si markëdhe nuk shitetnë raftet e kohës. Prandajështë bërëmungesa më e madhee një boteqë di të prodhojë gjithçka,përveçdashurisë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com