“Qyteti i Dehur”, një cikël pastelesh mbi kujtesën, festën dhe shpirtin e qytetit, nga Anastas Kostandini

“Qyteti i Dehur”, një cikël pastelesh mbi kujtesën, festën dhe shpirtin e qytetit, nga Anastas Kostandini

Nga Julia Vrapi Një cikël prej 50 pastelesh, që sjellin kujtesën e qytetit, jetën e përditshme, traditat dhe atmosferën e Pogradecit do të prezantohet në ekspozitën personale “Qyteti i Dehur” të piktorit Anastas Kostandini. Për më shumë se katër dekada, artisti ka ndërtuar një krijimtari të lidhur ngushtë me peizazhin, njerëzit dhe historitë e këtij qyteti, që ka qenë një burim i vazhdueshëm frymëzimi për veprën e tij. Përmes këtij cikli prej 50 pastelesh, artisti sjell një vështrim mbi një realitet që ndryshon me kohën, duke sjellë kujtime, momente dhe fragmente nga jeta e përditshme e Pogradecit. Studiuesi i artit Ylli Drishti shprehet se Anastas Kostandini është një artist i heshtjes dhe i ndjeshmërisë, i cili përmes krijimtarisë së tij sjell përjetime të sinqerta dhe...