Qentë e mërzitur qetësohen nga ky zhanër muzike
Pronarët e qenve të shqetësuar e dinë shumë mirë sa e dhimbshme është të shohin kafshën e tyre shtëpiake të kalojë nëpër stres. Pavarësisht nëse qeni ecën nervozisht nëpër apartament kur lihet vetëm, dridhet gjatë një stuhie apo leh vazhdimisht, shumica e zgjidhjeve ose nuk ndihmojnë ose duan shumë kohë që të tregojnë rezultate. Megjithatë, ka diçka që shumë nuk e kanë provuar ende, dhe funksionon çuditërisht shpejt - muzika klasike , raporton Index.hr. Kur asgjë tjetër nuk ndihmon Serenity Strul adoptoi Margot, një qenush pit bull që vuante nga ankthi i rëndë i ndarjes. Strull provoi gjithçka, nga trajnerët dhe veterinerët deri te teknika të ndryshme qetësuese. Margot madje merrte ilaçe, por ato po i shkaktonin kriza. Më në fund, një trajner sugjeroi të...
Burimi:
syri.net