Ndarja e trishtë nga jeta e Artan Pogonit, Armand Duka: E vështirë ta besoj, humbje e madhe për sportin shqiptar

Ndarja e trishtë nga jeta e Artan Pogonit, Armand Duka: E vështirë ta besoj, humbje e madhe për sportin shqiptar

Një lajm i trishtë ishte ai i ditës së sotme kur u njoftua për ndarjen nga jeta të Artan Pogonit. Një njeriu që i dha kaq shumë sportit shqiptar, vecanërisht në volejboll dhe u nda nga jeta shumë herët. Një reagim për këtë ngjarje e dha edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili shprehu gjithë trishtimin mbi lajmin e trishtë dhe i uroi ngushëllime familjes. “Është e vështirë ta besosh lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Artan Pogonit. Një humbje e madhe për sportin shqiptar dhe për të gjithë ata që e njohën nga afër. Artani ia kushtoi jetën sportit, duke lënë gjurmë si sportist, trajner, pedagog, drejtues dhe komentator. Me profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin e tij, ai kontribuoi në zhvillimin e...