Cancelo: Nëse nuk do të kisha ardhur te Barcelona, do të kisha qëndruar një vit pa luajtur
João Cancelo mbërriti në Barcelonë të hënën, më 17 gusht, për të luajtur me ekipin ku donte të kthehej me çdo kusht. Ai madje pranon se do të qëndronte jashtë për një vit nëse nuk do të ndodhte asgjë me klubin “blaugrana”. Me të mbërritur në tokën spanjolle, anësori portugez tha se ishte shumë i lumtur që do të kthehej në një vend që e njeh kaq mirë dhe zbuloi bisedën që pati me Deco, drejtorin sportiv të Barcelona. “Mendova se do të ishte më e lehtë, por në fund ishte e komplikuar. Por, jam aty ku dua të jem. U stërvita për një javë larg. Nuk është e lehtë për një lojtar të mos luajë. I thashë Deco se ose do të vija këtu...
Burimi:
telesport.al