Arsenali fiton trofeun e Community Shield në ndeshjen përballë Mançester Sitit
Adriatik BALLA Arsenal e ka nisur sezonin me një deklaratë të fuqishme, duke mposhtur Mançester Sitin 3-0 në finalen e Community Shield dhe duke fituar trofeun vetëm një javë para nisjes së Premier League. Skuadra e Mikel Artetës dominoi pjesën më të madhe të takimit, ndërsa golat e Rikardo Kalafiorit, Kai Havertz dhe Martin Odegard vulosën një fitore bindëse ndaj rivalit të madh. Ndeshja prodhoi edhe një rekord historik: Kalafiori realizoi golin më të shpejtë ndonjëherë në historinë e Community Shield, duke gjetur rrjetën brenda 25 sekondave të para. në fakt, Arsenalit iu deshën vetëm disa sekonda për ta marrë epërsinë. Myles Ljuis-Skelly, i cili para ndeshjes ishte përfolur edhe për një largim të mundshëm nga “Emirates”, dha menjëherë përgjigjen e tij në fushë. Talenti...
Burimi:
sot.com.al