“Egnatia e përfaqësoi shkëlqyer futbollin shqiptar”, reagimi i Armand Dukës: Tani në Europa League
Egnatia ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Celjes, por nuk mjaftoi për të kaluar në turin e tretë të Champions League. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede nuk ia doli dot pas humbjes së penalltive nga Bitri dhe Ndreca. Tani Egnatia do të përballet kundër Shamrock në turin e tretë të Europa League, ndërkohë kreu i FSHF, Armand Duka, e duartrokiti performancën e bërë nga kampionët e Shqipërisë. “Penalltitë i dhanë fund rrugëtimit të Egnatias në UEFA Champions League, pas dy ndeshjeve ku skuadra tregoi nivel të lartë dhe rivalizoi denjësisht me Celjen. Urime Egnatias për paraqitjen dhe përfaqësimin e shkëlqyer të futbollit shqiptar. Tani vëmendja kalon te UEFA Europa League. Suksese në raundin e ardhshëm!”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com