Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, apel për mbrojtjen e biodiversitetit

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës, apel për mbrojtjen e biodiversitetit

Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës kremtohet çdo 28 korrik duke kujtuar se, themeli për një shoqëri të shëndetshme është një mjedis i shëndetshëm. Pamjet mbresëlënëse nga Butrinti ku shfaqet një ndërthurje e jashtëzakonshme habitatesh: nga lagunat e qeta dhe pyjet e dendura mesdhetare, deri te ligatinat e pasura dhe ekosistemet ujore që mbrojnë me dhjetëra specie të rralla janë “ftesa” për t’iu bashkuar ruajtjes së natyrës. Dita Botërore e Ruajtjes së Natyrës synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së burimeve natyrore, siç është edhe Parku Kombëtar i Butrintit, ruajtja e të cilit nuk është vetëm një detyrë ekologjike, por pjesë e pashmangshme e mbrojtjes së vetë peizazhit tonë kulturor e historik. Natyra që rrethon monumentet antike të Butrintit, formon një ekuilibër të...