Vdes Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë me talentin dhe mirësinë e saj
Është ndarë nga jeta aktorja Rezana Çeliku, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan për talentin dhe karakterin e saj. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga të afërmit e saj, të cilët e kanë kujtuar Rezanën si një njeri të jashtëzakonshëm, të dashur dhe plot mirësi. Edhe pse nuk pati një numër të madh rolesh në kinematografi, në çdo shfaqje të saj Rezana Çeliku la gjurmë, duke u spikatur për interpretimin, thjeshtësinë dhe natyrshmërinë. Përtej skenës dhe ekranit, ajo do të kujtohet mbi të gjitha për buzëqeshjen e saj të çiltër, ngrohtësinë dhe dashamirësinë që përcillte te njerëzit përreth. Kontributi i saj artistik, por edhe ai njerëzor e qytetar, do të mbetet...
Burimi:
kultplus.com