Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri, me 161 274 vizitorë të regjistruar gjatë periudhës janar–korrik 2026, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrën e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se monumenti historik vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, falë vlerave të tij të veçanta historike, kulturore dhe arkitekturore. Kalaja, e ngritur mbi qytetin e Gjirokastrës, është një prej simboleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga pikat kryesore të itinerareve turistike në jug të vendit. Vizita në kalanë shekullore u ofron turistëve një përvojë të ndërthurur mes historisë dhe peizazhit, me pamje...