Adolf von Baeyer, kimisti gjerman që la gjurmë në zhvillimin e kimisë moderne

Adolf von Baeyer, kimisti gjerman që la gjurmë në zhvillimin e kimisë moderne

Më 20 gusht shënohet përvjetori i vdekjes së Adolf von Baeyer, një prej kimistëve më të njohur gjermanë dhe fitues i Çmimit Nobel për Kimi në vitin 1905. Baeyer u dallua për kontributin e tij të madh në zhvillimin e kimisë organike dhe industrisë kimike. Ai njihet veçanërisht për punën në sintezën e indigos, si dhe për zbulimin dhe sintezën e substancave si fenolftaleina dhe fluoresceina. Kontributi i tij ndihmoi gjithashtu në zhvillimin e proceseve për prodhimin e ngjyruesve organikë. I lindur në Berlin më 31 tetor 1835, Adolf von Baeyer zhvilloi një karrierë të gjatë akademike dhe shkencore, duke ligjëruar në universitete të njohura dhe duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor. Ai ndërroi jetë më 20 gusht 1917 në Starnberg të Gjermanisë....