Përplasje në Këshillin Bashkiak të Tiranës, socialistët kërkojnë llogari për delegimet dhe moszbatimin e vendimit të gjykatës
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate të forta dhe përplasje brenda shumicës socialiste, ku një pjesë e këshilltarëve kanë kërkuar llogari nga administrata e Bashkisë për mënyrën e ushtrimit të kompetencave dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Sipas burimeve nga mbledhja, një nga çështjet kryesore të debatit ishte delegimi nga kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, i një zëvendëskryetari për të prezantuar dhe mbrojtur projektvendimet në Këshillin Bashkiak. Këshilltarët ngritën pikëpyetje mbi bazën ligjore të këtij delegimi, duke argumentuar se zëvendëskryetari i deleguar nuk është emëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Debati u shoqërua edhe me kritika ndaj mungesës së Anuela Ristanit, e cila, sipas burimeve, ndodhet me leje verore për herë të dytë brenda të njëjtit sezon, ndërkohë që...
Burimi:
syri.net