Marcel Duchamp, artisti që ndryshoi përgjithmonë kuptimin e artit
Në historinë e artit modern, pak emra kanë pasur ndikim aq të madh sa Marcel Duchamp. I konsideruar një nga artistët më revolucionarë të shekullit XX, ai sfidoi kufijtë tradicionalë të krijimtarisë artistike dhe hapi rrugën për lindjen e artit konceptual. Me idetë e tij novatore, Duchamp ndryshoi mënyrën se si publiku dhe kritikët e kuptonin artin, duke e zhvendosur theksin nga mjeshtëria teknike te koncepti dhe mendimi që fshihet pas veprës, transmeton KultPlus. Marcel Duchamp lindi më 28 korrik 1887 në Blainville-Crevon të Normandisë, Francë. Ai u rrit në një familje ku arti ishte pjesë e përditshmërisë. Dy nga vëllezërit e tij, Jacques Villon dhe Raymond Duchamp-Villon, u bënë artistë të njohur, ndërsa motra Suzanne Duchamp ishte gjithashtu piktore. Në fillim të karrierës së...
Burimi:
kultplus.com