Gjurmët e fosilizuara zbulojnë jetën shoqërore të paraardhësve të njeriut
Një zbulim i jashtëzakonshëm pranë liqenit Turkana, në veri të Kenias, po ndryshon mënyrën se si shkencëtarët e kuptojnë specien e zhdukur Paranthropus boisei, sipas “Daily Galaxy”. Gjurmët e fosilizuara të këmbëve, të ruajtura në baltën e lashtë rreth 1,43 milionë vjet më parë, ofrojnë të dhëna që skeletet dhe kafkat nuk kanë mundur t’i zbulojnë. Në vendin arkeologjik :GaJi10″, studiuesit identifikuan 21 gjurmë këmbësh që u përkisnin tetë individëve. Balta e butë buzë liqenit u mbulua shpejt nga shtresa rëre, duke ruajtur për miliona vjet gjurmët e homininëve, së bashku me ato të hipopotamëve, antilopave dhe kafshëve të tjera të mëdha. Analiza e gjurmëve tregon se Paranthropus boisei mund të ketë qenë më i madh sesa mendohej deri tani. Sipas studiuesve, individët mund të...
Burimi:
kultplus.com