Publikohet për konsultim Projekt-Rregullorja për Infrastrukturën Sportive, pjesë e vizionit për Prishtina 2030

Publikohet për konsultim Projekt-Rregullorja për Infrastrukturën Sportive, pjesë e vizionit për Prishtina 2030

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka publikuar për konsultim publik Projekt-Rregulloren për Infrastrukturën Sportive, dokument që synon të përcaktojë standarde të qarta për planifikimin, ndërtimin, kategorizimin, menaxhimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e infrastrukturës sportive në Kosovë. Sipas Ministrisë, iniciativa lidhet drejtpërdrejt me përvojën e organizimit të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026 dhe me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Ministria thekson se organizimi i një ngjarjeje të përmasave të tilla nuk duhet të kufizohet vetëm në ditët e garave, por duhet të krijojë infrastrukturë, standarde, përvojë dhe një trashëgimi që do t’i shërbejë sportit për dekada. “Prishtina 2030 është një proces. Dhe ky proces ka filluar me punë konkrete”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë. Sipas institucionit, infrastruktura sportive duhet të projektohet jo vetëm...