Trump ul flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë në nderim të Dolly Parton
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar që flamujt amerikanë të valëviten në gjysmë shtizë në të gjithë vendin për një javë, në nderim të legjendës së muzikës country, Dolly Parton, e cila ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Sipas shpalljes së Shtëpisë së Bardhë, flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtizë nga 25 gushti deri në perëndim të diellit më 1 shtator 2026. Urdhri vlen për Shtëpinë e Bardhë, ndërtesat dhe hapësirat publike, bazat ushtarake, anijet e Marinës amerikane, si dhe për përfaqësitë diplomatike të SHBA-së jashtë vendit. Trump e përkujtoi Parton përmes një mesazhi në rrjetin e tij social Truth Social, duke e cilësuar atë si “një nga këngëtaret më të mëdha country” dhe duke thënë se vdekja e saj është “një...
Burimi:
kultplus.com