Nënë Tereza, gruaja shqiptare që ia kushtoi jetën më të varfërve të botës

Nënë Tereza, gruaja shqiptare që ia kushtoi jetën më të varfërve të botës

Më 26 gusht 1910, në Shkup, lindi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, gruaja që bota do ta njihte si Nënë Tereza e Kalkutës. Me prejardhje shqiptare, ajo u bë një nga figurat më të njohura të shekullit XX për veprimtarinë e saj humanitare dhe përkushtimin ndaj njerëzve më të varfër e më të braktisur. E lindur në një familje shqiptare, Gonxhja ishte vajza e Nikollë dhe Drane Bojaxhiut. Babai i saj, me origjinë nga Prizreni dhe me prejardhje familjare nga Fani i Mirditës, ishte i përfshirë në jetën politike e shoqërore të komunitetit shqiptar, ndërsa nëna e saj vinte nga rrethina e Gjakovës, shkruan KultPlus. Që në fëmijëri, Gonxhja u ndikua nga rrëfimet për misionarët dhe jetën e tyre në shërbim të të tjerëve. Në moshën 18-vjeçare...