Pse Irlanda e mesjetës së hershme kishte ligje për bletët

Pse Irlanda e mesjetës së hershme kishte ligje për bletët

Kush është i zoti i një tufe bletësh? Dhe çfarë ndodh kur ato kuturisin në tokën e një fqinji? Në Irlandën e mesjetës së hershme, pyetje të tilla trajtoheshin nga një grup i veçantë ligjesh të quajtura Bechbretha, të cilat përcaktonin të drejtat dhe detyrimet që lidhen me bletarinë. Të njohura edhe si “gjykimet e bletëve”, këto ligje ishin pjesë e sistemit më të gjerë ligjor mesjetar irlandez, i quajtur ligji Brehon (në irlandishten e vjetër “fénechas”, ose ligj zakonor). Ligji Brehon mbështeste drejtësinë riparuese, jo atë ndëshkuese, dhe përqendrohej kryesisht te kompensimi që duhej paguar për shkeljet. Shumica e këtyre ligjeve u shkruan në shekujt VII dhe VIII, por ka gjasa që ato ruajnë tradita shumë më të vjetra që më parë përcilleshin gojarisht....