Konushevci përfaqëson Haxhiun në 25-vjetorin e Panairit të Librit në Ulqin
Këshilltarja e U.D. Presidentes së Kosovës, Vlora Konushevci, ka përfaqësuar Albulena Haxhiun në hapjen e edicionit të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin, një prej ngjarjeve që ndër vite ka bashkuar autorë, botues dhe lexues shqiptarë në këtë qytet. Në kuadër të kësaj vizite, Konushevci ka vënë në pah rëndësinë e librit dhe kulturës në ruajtjen e lidhjeve mes shqiptarëve, duke përcjellë edhe mesazhin e U.D. Presidentes së Kosovës me rastin e këtij përvjetori. “Në këtë përvjetor jubilar, përcolla mesazhin e U.D. Presidentes se libri është ura më e qëndrueshme që i afron dhe i lidh shqiptarët kudo që jetojnë. Po ashtu, shpreha mirënjohje për kontributin e madh të qytetarëve të Ulqinit në kulturën kombëtare, si dhe për solidaritetin me Kosovën gjatë vitit 1999”,...
Burimi:
kultplus.com