Rama: “Stacioni Kulturor” po bëhet gati, një hapësirë e re për artin dhe komunitetin në Prishtinë

Rama: “Stacioni Kulturor” po bëhet gati, një hapësirë e re për artin dhe komunitetin në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se projekti “Stacioni Kulturor” po hyn në fazën e përgatitjeve, duke sjellë një qendër të re për artin dhe kulturën në kryeqytet. Sipas Ramës, kjo hapësirë do të shndërrohet në një pikëtakim për artistët, krijuesit dhe komunitetin, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim kulturor, dialog dhe krijimtari. “Edhe një qendër e re e artit dhe kulturës po merr jetë në zemër të Prishtinës. Një hapësirë e re për artistët, krijimtarinë, dialogun dhe komunitetin, një vend ku idetë takohen, frymëzimi rritet dhe kultura vazhdon të lulëzojë”, ka shkruar Rama. Projekti synon transformimin e një hapësire të lënë pas dore në një vend aktiv për veprimtari kulturore dhe artistike, duke kontribuar në krijimin e ambienteve të reja...