Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!

Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!

Deputeti dhe njëherazi nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim në Facebook, ku ngre akuza të forta për një projektligj që, sipas tij, synon të krijojë një strukturë paralele me kompetenca të gjera në sektorin e shëndetësisë. Sipas Këlliçit, kjo nismë do t'i hapte rrugë përqendrimit të proceseve kyçe të sistemit shëndetësor në një entitet të vetëm, ndërsa ai pretendon se pas projektit fshihen interesa të lidhura me Kryeministrin Edi Rama dhe biznesmenin izraelit Sani Sanilevich. Këto janë pretendime të bëra nga Këlliçi në reagimin e tij publik. Postimi i plotë: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit! Pas lajmit për krijimin e një shoqërie që do të ketë monopolin dhe do...