S’ka pushime për ministrat/ Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

S’ka pushime për ministrat/ Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

Ministrat e qeverisë pritet të zhvillojnë një takim informal në datat 24 dhe 25 gusht, në kuadër të përgatitjeve për sesionin e ri parlamentar. Sipas burimeve qeveritare, takimi është planifikuar të mbahet në Pogradec, ku secili ministër do të paraqesë prioritetet dhe objektivat e dikasterit që drejton për muajt në vijim. Burimet bëjnë të ditur se në fillim të shtatorit nuk përjashtohet edhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, i cili është parashikuar të fillojë më 7 shtator. Në qarqet politike përflitet gjithashtu mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për një riformatim të qeverisë. Takimet e fundgushtit pritet të zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për mandatin e katërt...