68 ditë protesta masive, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe hetimin e tij nga SPAK-u
Prej 68 ditësh me radhë, qytetarë nga i gjithë vendi po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij të menjëhershëm nga detyra. Sipas protestuesve, vendi nuk mund të vazhdojë më nën drejtimin e kësaj qeverie. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme dhe se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në realizimin e saj. Sot shënohet dita e 68-të e protestës, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish për të përsëritur thirrjet e tyre për largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë. Përveç dorëheqjes së kryeministrit, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike me mandat 12-mujor, e cila, sipas tyre, do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një tjetër kërkesë e tyre është edhe hetimi...
Burimi:
syri.net