Prezantohet “eArkiva”, platforma inteligjente për menaxhimin elektronik të dokumenteve

Prezantohet “eArkiva”, platforma inteligjente për menaxhimin elektronik të dokumenteve

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantuan sistemin “eArkiva”, një platformë e zhvilluar nga AKSHI nën mbikëqyrjen e DPA-së, për menaxhimin dhe digjitalizimin e dokumentacionit zyrtar. Përdoruesit e parë të këtij sistemi do të jenë ministritë dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa më tej, eArkiva do të funksionojë në gjithë administratën shtetërore. Ky sistem zhvillohet në kuadër të procesit të digjitalizimit të arkivave publike. eArkiva u prezantua nga drejtori i përgjithshëm i DPA-së, Auron Rrokaj, dhe zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e AKSHI-t, Romina Kostani. Rrokaj nënvizoi ndryshimet epokale në dhjetëvjeçarin e fundit, falë përkujdesjes së qeverisë shqiptare për punën me dokumentet, duke sjellë në rastin e eArkiva shembullin konkret të programit të Qeverisë, si një hap strategjik drejt digjitalizimit, shërbimeve...