Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj tregon bashkëpunimin me kompozitorin Ludwig Göransson
Filmi më i ri i regjisorit Christopher Nolan, “Odisea”, sjell në kolonën e tij zanore tingujt unikë të iso-polifonisë shqiptare. Regjistrimet janë realizuar në Vlorë nga mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj. Për rreth pesë orë, regjistrimet u zhvilluan në Teqenë e Kuzum Babait, në praninë edhe të kompozitorit Ludwig Göransson, autor i kolonës zanore të filmit. Kërkimi për një identitet epik muzikor e çoi ekipin krijues drejt zgjedhjes së polifonisë shqiptare, si elementi që i jepte filmit atmosferën e dëshiruar. Mjeshtri Vendim Kapaj tregon se si u kontaktua nga ekipi realizues dhe kujton momentet e veçanta të regjistrimeve, të cilat u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Kapaj shprehet se ekipi realizues ishte i mahnitur nga kjo muzikë e...
Burimi:
vizionplus.tv