Poezia si kujtesë/ Përkujtohet në Elbasan 53 vjetori i revoltës së Spaçit

Poezia si kujtesë/ Përkujtohet në Elbasan 53 vjetori i revoltës së Spaçit

Në kuadër të 53 vjetorit të revoltës së Spaçit, në teatrin “Skampa” në Elbasan u organizua aktiviteti “Poezia si kujtesë” një aktivitet që synon të kujtojë kohën kur fjala e lirë dënohej e pushkatohej dhe gjithashtu të nderojë vargjet e shkruara brenda mureve të burgjeve famëkeqe. Poetja laureate Rita Petro dhe Pedagogia Jonila Godole e organizuan këtë takim me të rinjtë, pikërisht për të përçuar tek ta mesazhin se liria nuk është dhuratë, por përpjekje e luftë e vazhdueshme. Popujt që harrojnë te kaluarën janë të destinuar na rijetojnë atë ndaj dhe të tilla organizime në kujtesë të periudhës totalitare shqiptare synojnë të mbrojnë të ardhmen, të forcojnë demokracinë dhe lirinë e fjalës. Top Channel