Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqip

Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqip

Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më përfaqësuese të identitetit shqiptar. Përmes kësaj ekspozite, fustanella u prezantua jo vetëm si një veshje tradicionale, por edhe si një pasuri e çmuar e trashëgimisë kulturore shqiptare. Punimet e realizuara nga artisti Fatos Sojati, të karakterizuara nga forma, detaje dhe interpretime të veçanta artistike, zgjuan interesin e vizitorëve. Të rinj dhe turistë u ndalën për t’i admiruar nga afër veprat, të cilat krijuan një urë mes traditës dhe artit bashkëkohor. Ekspozita u shndërrua në një takim të veçantë me trashëgiminë kulturore, duke e afruar fustanellën me publikun dhe duke i dhënë një dimension të ri artistik. Fustanella është një nga elementët më të njohur të...