Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor
Shqipëria parashikoi 81.4 milionë euro fonde buxhetore për kërkim dhe zhvillim në vitin 2025, ekuivalente me vetëm 34.4 euro për banor, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Në Bashkimin Evropian, financimi arriti mesatarisht në 288.9 euro për banor, duke e vendosur Shqipërinë në vetëm rreth 12% të nivelit mesatar të BE-së. Me fjalë të tjera, për çdo banor, vendet e BE-së alokojnë mesatarisht rreth 8.4 herë më shumë fonde publike për kërkim dhe zhvillim se Shqipëria. Të dhënat provizore të Eurostat tregojnë se fondet buxhetore të Shqipërisë për kërkim dhe zhvillim arritën në 81.40 milionë euro në 2025. Edhe krahasimi me disa vende të rajonit tregon një diferencë të konsiderueshme. Serbia alokoi 55.2 euro për banor për kërkim dhe zhvillim në 2025, rreth...
Burimi:
gijotina.com