SafeJournalists kundër rregullores së re të GJKKO-së: Rrezikon të kufizojë lirinë e medias
Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists ka kritikuar disa dispozita të Rregullores së re të Brendshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mediat, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator. Sipas organizatës që mbron lirinë e medias në rajon, disa prej rregullave të reja mund të ndikojnë në mënyrën se si gazetarët ndjekin dhe raportojnë proceset gjyqësore me interes publik. “Efekti i kombinuar i disa dispozitave rrezikon të kufizojë aftësinë e gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt proceset gjyqësore, për të mbajtur shënime të sakta, për të komunikuar me redaksitë e tyre dhe për të raportuar në kohë për çështje me interes të jashtëzakonshëm publik”, thuhet në reagimin e SafeJournalists. Sipas rrjetit, problematike paraqiten veçanërisht dispozitat që lidhen me akreditimin e...
Burimi:
gijotina.com