Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun Etnografik të Durrësit

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun Etnografik të Durrësit

Në ambientet e Muzeut Etnografik në Durrës u zhvillua mbrëmja poetike “Një gotë për Dorin”, një aktivitet i organizuar nga trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, kushtuar poetit, shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko. Mbrëmja solli në vëmendje krijimtarinë e një prej zërave më të veçantë të letërsisë shqipe, përmes interpretimit skenik të poezive nga aktorët Mimoza Marjanaku, Ervin Doko, Era Çaushi, Romir Zalla, Adelina Muça, Jaho Guma, Suela Bako, Marvin Tafaj dhe Alesia Xhemalaj. Publiku përjetoi një atmosferë të mbushur me emocion, ku poezia u kthye në urë mes kujtesës dhe artit, duke nderuar veprën dhe trashëgiminë letrare të Teodor Kekos. “Është një emocion i veçantë se poezitë që lexova i dedikohen të shoqes, Xhulit, dhe kjo i bën ato edhe më të ndjera”, tha Romir...