Përkujtohet Dhimitër Shuteriqi, një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe albanologjisë shqiptare
Më 22 korrik përkujtohet ndarja nga jeta e shkrimtarit, studiuesit dhe historianit të letërsisë shqiptare, Dhimitër Shuteriqi, një prej personaliteteve që la gjurmë të rëndësishme në studimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. I lindur në Elbasan në vitin 1915, Shuteriqi u arsimua në Liceun e Korçës, ndërsa studimet e larta i kreu në universitetet e Grenoble dhe Lyon në Francë. Gjatë jetës së tij ai ushtroi veprimtari të gjerë si shkrimtar, publicist, studiues dhe drejtues institucionesh kulturore, shkruan KultPlus. Për afro dy dekada, nga viti 1954 deri më 1973, ai drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë, duke qenë një nga bashkëthemeluesit e saj. Kontributi i tij më i madh lidhet me studimet mbi historinë e shkrimit të gjuhës shqipe dhe dokumentet më të hershme...
Burimi:
kultplus.com