Përkujtohet aktori i njohur Faruk Begolli

Përkujtohet aktori i njohur Faruk Begolli

Më 23 gusht përkujtohet aktori i mirënjohur kosovar Faruk Begolli, një nga figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë në Kosovë. I lindur më 14 shkurt 1944 në Pejë, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd, ku diplomoi në vitin 1966. Gjatë karrierës së tij, ai dha një kontribut të çmuar si aktor, regjisor, dramaturg dhe pedagog. Faruk Begolli ishte gjithashtu bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet ’90, së bashku me Enver Petrovcin, ai themeloi Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Ai ka luajtur në një numër të madh filmash dhe ka realizuar shfaqje të ndryshme teatrore, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në artin dhe kulturën kosovare. Faruk Begolli u nda nga...