48 vjet nga lindja e Kobe Bryant
Më 23 gusht do të shënohej ditëlindja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e NBA-së. Bryant lindi më 23 gusht 1978 dhe gjatë karrierës së tij 20-vjeçare luajti vetëm për Los Angeles Lakers, me të cilët fitoi pesë tituj kampioni. Ai ishte 18 herë pjesë e NBA All-Star dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i NBA-së në vitin 2008. Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht më 26 janar 2020, në një aksident me helikopter në Kaliforni, së bashku me vajzën e tij, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë. Emri dhe trashëgimia e tij vazhdojnë të mbeten të paharrueshme për miliona adhurues të basketbollit në mbarë botën./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com