Filmi i animuar shqiptar “Lufta për jetën” do të restaurohet, nisma mbështetet nga familja Topi

Filmi i animuar shqiptar “Lufta për jetën” do të restaurohet, nisma mbështetet nga familja Topi

Filmi i animuar shqiptar “Lufta për jetën”, i realizuar në vitin 1981, do t’i nënshtrohet restaurimit në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”. Nismës së ndërmarrë nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i janë bashkuar doktorët Rubin dhe Ilir Topi, të cilët kanë zgjedhur të restaurojnë filmin në nderim të babait të tyre, mjekut dhe autorit Flamur Topi. “Lufta për jetën” është një film i animuar me skenar nga Flamur Topi dhe Luan Rama, ndërsa regjia mban firmën e Vlash Drobonikut. Filmi i vitit 1981 ka në kastin krijues kompozitoren Diana Ziu, operatorët Tomi Vaso dhe Faruk Basha, piktor Vlash Drobonikun, montazhi nga Shpresa Papapavllo dhe zërin nga Vangjel Leka. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit falënderoi familjen Topi për kontributin në ruajtjen dhe...