Përfundojnë gërmimet arkeologjike në Amantia, zbulohet një godinë antike dhe të dhëna të reja për historinë e qytetit
Nga Julia Vrapi Gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias, sollën zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik. Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet turistike për qarkun e Vlorës, ku gërmimet arkeologjike u zhvilluan nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thekson gjithashtu se kërkimet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, së bashku me ndërhyrje restauruese. “Përfunduan gërmimet arkeologjike në Parkun Arkeologjik të Amantias, të cilat sollën zbulime të rëndësishme për njohjen e organizimit urbanistik dhe historisë së këtij qyteti antik. Gërmimet e zhvilluara nga DRTK Vlorë dhe IKTK, nxorën në dritë një godinë antike në zonën e agorasë, si edhe...
Burimi:
sot.com.al