“Perëndimi është veç fillimi”, një mbrëmje ku humori bashkoi publikun në zemër të Prishtinës

“Perëndimi është veç fillimi”, një mbrëmje ku humori bashkoi publikun në zemër të Prishtinës

Dilara Sollova Në Platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, të enjten mbrëma u krijua një atmosferë ndryshe nga zakonisht. Nën qiellin e hapur të kryeqytetit, qindra qytetarë dhe bashkatdhetarë u mblodhën për të ndjekur mbrëmjen e stand-up comedy “Perëndimi është veç fillimi”, një organizim që solli në të njëjtën skenë artistë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Për disa orë me radhë, humori u bë gjuha që bashkoi publikun, ndërsa të qeshurat mbushën sheshin, duke dëshmuar se ky zhanër po fiton gjithnjë e më shumë vend në jetën kulturore të vendit. Mbrëmja u organizua në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ndërsa para fillimit të performancave të komedianëve, të pranishmit i përshëndeti drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Isah Mustafa, i cili vlerësoi iniciativën dhe...