Për herë të parë në histori, “Legjenda e Rozafës” ngjitet në skenën e Operës: Një premierë botërore vetëm për një natë
Një nga legjendat më të dashura të shqiptarëve do të marrë jetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Më 22 korrik, në orën 20:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierën botërore të operës “Legjenda e Rozafës”, një vepër që bashkon mitin, historinë dhe muzikën në një spektakël unik. Të ftuar në studion e ABC-së së Mëngjesit, sopranoja Nina Muho dhe baritoni Armando Likaj folën për emocionet e këtij produksioni të veçantë, i cili do të ngjitet në skenë vetëm për një natë.Opera vjen me muzikë të Ndoc Pistullit, libret të Zef Zorbës dhe orkestracion nga Gridi Kraja, duke sjellë në një dimension të ri artistik një prej legjendave më të njohura të trashëgimisë shqiptare.“Kjo vepër ndërthur fuqinë e...
Burimi:
kultplus.com