Pallonjtë shkaktojnë… ‘luftë civile’ në një fshat italian, banorët: Nuk na lënë të flemë për shkak të britmave!

Pallonjtë shkaktojnë… ‘luftë civile’ në një fshat italian, banorët: Nuk na lënë të flemë për shkak të britmave!

Një situatë e pazakontë është krijuar në Punta Marina, në Itali, ku prania e pallonjve që lëvizin lirshëm në zonë ka përçarë komunitetin lokal. Rasti është bërë publik nga televizioni shtetëror Rai 1, në emisionin “Vita in Diretta”, duke sjellë në vëmendje përplasjen mes banorëve. Një pjesë e tyre i konsiderojnë pallonjtë si simbol të zonës dhe pjesë të identitetit lokal, ndërsa të tjerë ankohen për shqetësimet që shkaktojnë. Banorët kundërshtues thonë se zhurmat e forta gjatë natës ua bëjnë të pamundur gjumin, ndërsa denoncojnë edhe dëmtimet në kopshte dhe oborre. “Nuk na lënë të flemë”, shprehen ata, duke i bërë thirrje bashkisë të ndërhyjë. Sipas raportimeve, autoritetet lokale po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes së zogjve për arsye të pastërtisë dhe higjienës publike. Megjithatë, organizatat...