‘Ju jeni shpresa e Shqipërisë’/ Protestuesi nga Italia: Mos ikim rrugëve të botës për një copë bukë
Në protestën e 79-të para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve përcolli një mesazh të fortë shprese dhe zemërimi ndaj klasës politike. Ai tregoi se jeton prej 35 vitesh në Itali dhe se dëshira e tij është të rikthehet në Shqipëri bashkë me fëmijët dhe nipërit. Duke iu drejtuar protestuesve, ai i cilësoi ata “shpresën, bukurinë dhe të ardhmen” e vendit, duke akuzuar politikën se ka menduar për pasurimin e vet dhe jo për qytetarët. “Mos shkojmë të marrim rrugët e botës për një copë bukë”, tha ai, duke shprehur shpresën se një ditë shqiptarët do të mund të jetojnë, punojnë dhe rrisin familjet e tyre në vendin e tyre. Protestuesi: Mbrëma të gjithëve. Dua t'ju them diçka. Ju...
Burimi:
syri.net