Teatri Kombëtar i Kosovës do të nisë sezonin e ri me ‘Romeo dhe Xhulieta’

Teatri Kombëtar i Kosovës do të nisë sezonin e ri me ‘Romeo dhe Xhulieta’

Teatri Kombëtar i Kosovës nis sezonin e ri teatror me një nga veprat më të njohura të dramaturgjisë botërore, “Romeo dhe Xhulieta” të William Shakespeare, përcjell KultPlus.Shfaqja, e cila sjell në skenë historinë e dashurisë së pavdekshme të dy të rinjve nga familjet rivale, vjen nën regjinë e Ilir Bokshit, duke rikthyer një prej klasikëve më të rëndësishëm të teatrit para publikut kosovar. Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës: Fillon sezoni i ri në Teatrin Kombëtar të Kosovës me shfaqjen: “ROMEO DHE XHULIETA” Autor: William ShakespeareRegjia: Ilir Bokshi Dramaturge: Zoga Çeta ÇitakuKompozitor: Memli KelmendiSkenograf: Petrit BakalliKostumografe: Njomëza LuciKoreograf: Robert NuhaAs. Regjie: Ardiana Mehmeti Aktorë: Valmir Krasniqi, Qendresë Jashari, Teuta Krasniqi, Edona Reshitaj, Florije Bajoku, Shpejtim Kastrati, Ylber Bardhi, Veton Osmani,...