Rritet interesi për thesaret e trashëgimisë, Qendra Muzeore Berat priti mbi 61 mijë vizitorë
Trashëgimia historike dhe kulturore e Beratit vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, duke e bërë qytetin e një mbi një dritareve si një prej destinacioneve kryesore të turizmit kulturor në Shqipëri. Të dhënat e shtatëmujorit të parë të vitit 2026 dëshmojnë për një interes në rritje për të vizituar Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeun Etnografik. Drejtori i Qendrës Muzeore Berat, Miklor Pasku, bëri të ditur për ATSH-nëse gjatë periudhës janar-korrik muze “Onufri” u vizitua nga 58 912 vizitorë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 numri i vizitorëve ishte 50 615. Gjatë muajit maj u regjistrua shifra më e lartë deri tani, me mbi 17 mijë vizitorë, por edhe gjatë muajve qershor dhe korrik ka pasur një fluks të lartë vizitorësh”....
Burimi:
kultplus.com